Sport Ndërkombëtar

Amir Rrahmani e Era Istrefi “zyrtarizojnë” lidhjen

Pas shumë muajsh dyshime dhe aludime në shtypin rozë, Amir Rrajmani dhe Era Istrefi më në fund kanë vendosur të dalin hapur me lidhjen e tyre. Kapiteni i Kosovës, përflitej prej kohësh se shoqërohej me këngëtaren e njohur kosovare.

Por deri më tani, nuk kishte sinjale të qarta se të dy ishin bashkë, ndonëse ajo shfaqej vazhdimisht në stadiumin e Napolit për të ndjekur ndeshjet e mbrojtësit.

Këtë fundjavë, “provat” i kanë publikuar të dy në rrjetet sociale, teksa kanë postuar foto nga Çmimi i Madh i Austrisë në Formula 1. Rrahmani dhe këngëtarja kanë pozuar bashkë në bokset e skuadrës Ferrari, duke bërë të qartë se nuk ishte një vizitë rastësore.

/Shqip.com