Sport Ndërkombëtar

Amerikanët e shqetësuar për fatin e basketbollistet së arrestuar në Rusi, ajo është transferuar nga burgu i Moskës në koloninë Morodovia

Shtatë herë WNBA All Star dhe kampionia e dyfishtë olimpike, Brittney Griner është arrestuar në aeroportin e Moskës, “Sheremetyevo”, në mars të këtij viti.

Kësaj të fundit i zbuluan se në cigaren elektronike (vipe) kishte vaj hashashi.

ATLANTA, GA JUNE 03: Phoenix’s Brittney Griner (42) backs down the defense during the WNBA game between Atlanta and Phoenix on June 3, 2018 at Hank McCamish Pavilion in Atlanta, GA. The Phoenix Mercury defeated the Atlanta Dream by a score of 78 – 71. (Photo by Rich von Biberstein/Icon Sportswire via Getty Images)

Tashmë amerikania përballet me akuzat për kontrabandë droge në Rusi.

Ajo rrezikon deri në 10 vite burgim, nëse shpallet fajtore.

Arrestimi i Griner vjen në një kohë kur tensioni mes Rusisë dhe SHBA-ve është rritur, krijuar nga pushtimi i Ukrainës.

Së fundmi, Greiner u transferua nga burgu në një koloni në perëndim të Rusisë (Morodovia), shtatë orë me makinë në juglindje të Moskës, raporton CNN, shkruan Shqip.com.

Avokatët e saj, Marija Blagovoljina dhe Aleksandar Boykov, falënderuan të gjithë për shqetësimin dhe mbështetjen e tyre. “Në emër të saj, ne dëshirojmë të falënderojmë ata që treguan shqetësim për Britney. Ne e vizituam atë gjatë javës. Britney po bën aq mirë, duke u përpjekur të qëndrojë e fortë dhe të përshtatet me mjedisin e saj. Për faktin se këto janë kohë shumë sfiduese, ne nuk do të komentojmë më për këtë situatë”, thanë avokatët.

/Shqip.com