Lajme

Amerika i dhuron Kosovës 55 automjete të blinduara – Osmani kërkon edhe helikopterë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës 55 automjete blinduara. Me këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se shpreson që faza e ardhme e ngritjes së kapaciteteve të përfshijë edhe helikopterë.

Ajo theksoi se helikopterët janë shumë të nevojshëm për Ushtrinë e Kosovës, duke shtuar se do të shërbejnë për të shpëtuar jetë njerëzish.

“Shpresoj qe faza e ardhme e ngritjes së kapaciteteve të përfshijë edhe helikopterë, të cilët do të shërbejnë për të shpëtuar jetë njerëzisht, Prandaj, kërkoj ndihmën e aleatëve tanë për t’u pajisur me helikopterë”.

Osmani më tej shprehu mirënjohjen e saj ndaj presidentit të amerikan, Joe Biden, ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ushtrisë amerikane si dhe popullit amerikan.

Ajo tregoi karakteristikat e automjeteve që SHBA-ja ia dhuroi FSK-së. Osmani tha se ato u rezistojnë predhave dhe se janë të ndërtuara për terrene të vështira.

“Këto pajisje të cilat janë karakteristikë për terrene të vështira dhe kanë rezistencë efikase ndaj goditjes së predhave, do t’u mundësojnë juve që veprimet tuaja në ruajtjen e paqes t’i zgjeroni e t’i shtrini gjithandej ku ju kërkohet”, u shpreh presidentja Osmani./SHQIP.com