Lajme

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë: Protesta është e drejtë e qytetarëve, tubimi duhët të jetë paqësor

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim,

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka thënë se është e drejtë e qytetarëve protesta por tubimi duhet të jetë paqësor.

Siç raporton TCh, Kim tha se protesta duhet të jetë në zbatim me ligjin.

“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, u shpreh Kim.

Tubimi i thirrur nga Sali Berisha bëri që Ambasada Amerikanë t’u kërkojë qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të rrinë larg zonës ku mbahet protesta, pasi ajo mund të jetë e dhunshme.

Grumbullimi i qytetarëve për protestën e organizuar nga PD-ja në Shqipëri

Këtë të enjte po zhvillohet protesta e paralajmëruar ditë më parë nga Berisha me moton “Shqipëria në rrezik”.

Kjo është protesta e parë kombëtare e thirrur nga Sali Berisha, i cili kërkon të largojë Edi Ramën nga pushteti./Shqip.com