Lajme

Ambasadorja e Kosovës merr pjesë në betimin e Presidentit të ri izraelit, Isaac Herzog

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, pjesëmarrëse në betimin e Presidentit të ri izraelit

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të 11-të të shtetit izraelit, Isaac Herzog, njofton Shqip.com.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Demiri, me anë të një njoftimi në Facebook, ku u shpreh se pret forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit gjatë presidencës së Herzog.

“E nderuar të marr pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të njëmbëdhjetë të Shtetit të Izraelit, z. Isaac Herzog, në Knessetin izraelit”, ka shkruar ajo.

“E mirëpres forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit gjatë presidencës së tij”, thotë më tej Demiri.

Ambasadorja e Kosovës në Izrael më tej ka falënderuar ish-presidentin Reuven Rivlin për takimet që ka realizuar me të. /Shqip.com