Lajme

Ambasadorja amerikane reagon pas lirimit të Tahirit: Pasoja për ata që ndihmojnë “miqtë e fuqishëm”

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e ka cilësuar zhgënjyese lirimin nga burgu të ish ministrit Saimir Tahiri.

Ajo thekson se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa persona vijojnë të jenë prezentë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Këto mënyra duhet të refuzohen me vendosmëri, theksoi diplomatja amerikane, ndërsa theksoi se korrupsioni është një kërcënim thelbësor i sigurisë kombëtare.Kim mbylli reagimin e saj se do të ketë pasoja për personat që ndihmojnë “miqtë e fuqishëm”.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë 🇦🇱. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. 🇺🇸 e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan Kim.

/Shqip.com