Kulturë

Ambasadorja amerikane për xhubletën shqiptare: Veshja më e mirë në botë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka reaguar pasi veshja shqiptare xhubleta është regjistruar në UNESCO.

Ajo përmes një postimi në Twitter, xhubletën e ka cilësuar si veshjen më të mirë në botë.

“Xhubleta është një nga fustanet më të bukur në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime Elva Margariti”, ka shkruar ajo.

Ministrja e Kulturës në Republikën e Shqipërisë, Elva Margariti, të martën ka njoftuar se xhubleta është pranuar si pjesë e trashëgimisë kulturore nga UNESCO.

Margariti u shpreh se Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

/Shqip.com