Lajme

Ambasadori Szunyog viziton Veriun, kërkon siguri dhe stabilitet

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog në viziten e tij në Mitrovicë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar këtë të enjte Mitrovicën e Veriut.

Ai ka pasur takime me përfaqësues shqiptarë e serbë, zyrtarë që kanë dhënë dorëheqje nga institucionet gjatë nëntorit, por edhe ata që janë në detyrë.

Derisa situata në veri është komplekse është e qartë për të gjithë se marrëveshjet aktuale nuk janë të qëndrueshme dhe se paqja e brishtë duhet të zëvendësohet me siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet që jetojnë këtu”, thuhet në njoftim.

“Shumë çështje duhet të zgjidhen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Ato mund të adresohen vetëm përmes institucioneve dhe nga institucionet”.

Szunyog ka theksuar se po angazhohet me të gjitha komunitetet në Veri që të rriten investimet nga BE-ja.

/Shqip.com