Lajme

Ambasadori i Suedisë: Kosovarët vitin e ardhshëm do të udhëtojnë pa viza

Suedia nga janari është kryesuese e presidencës së Bashkimit Evropian. Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, është shprehur optimist se në janar të vitit 2024, qytetarët e Kosovoës do të lëvizin pa viza.

Ambasadori Westerlund ka thënë se gjatë mandatit të tij në Kosovë do të lobojë në bashkëpunimin e bizneseve të Suedisë me ato kosovare.

“Tani pika e diskutimit është në Parlamentin Evropian dhe kuptoj zhgënjimin e kosovarëve”, tha ai në një intervistë në RTK.

Ai tha se ka nisur konsultimet me shtetet e tjera anëtare të BE-së, se si të procedohet tutje për aplikimin e anëtarësimit të Kosovës në BE.

Gjatë kësaj interviste Wesretlund tha se në Suedi janë rreth 70 mijë shqiptarë, disa prej tyre janë të suksesshëm në jetën akademike të shtetit, por edhe në biznes.

Ai premtoi se gjatë mandatit të tij do të punojë që të ftojë kompanitë suedeze që të vijnë në Kosovë dhe të bashkëpunojnë me kosovarët në sektorin e përpunimit të drurit.

/Shqip.com