Lajme

Ambasadori i SHBA-së falënderon Kosovën që shpalli ditë zie në nderim të ish-sekretares amerikane Madeleine Albright 

Ditë zie

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë nderuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për të shpallur ditë zie për nderim të Madeleine Albright.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Amerikës, të cilët kanë postuar një citat të Ambasadorit të SHBA-së në Kosovës, Jef Hovenier.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të nderuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ta shpallur sot si Ditë zie për nder të Madeleine Albright, udhëheqja e së cilës shpëtoi jetë dhe siguroi siguri dhe prosperitet për brezat e ardhshëm. Faleminderit që e keni njohur Madeleine sot dhe duke vazhduar të nderojmë kujtimin e saj duke ndërtuar një demokraci të begatë, multietnike”, thuhet në postim.

Sot në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të Madeleine Albright, ish Sekretares Amerikane të Shtetit.

Ky vendim është marrë nga presidentja, Vjosa Osmani.

Me këtë rast flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Albright vlerësohet për ndikimin e madh për të bindur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën për krimet që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.

Në qendër të Prishtinës, në vitin 2019 ishte zbuluar busti i saj në shenjë nderimi për rolin e Albright për çlirimin e Kosovës, 20 vjet më parë./SHQIP.com