Lajme

Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA takon Escobarin

Ilir Dugolli dhe Gabriel Escobar.

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka vizituar të premten ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Twitter, Dugolli ka shkruar se me Escobar kanë pasur një “takim të frytshëm” dhe diskutim mbi një sërë çështjesh.

Tutje, ambasadori kosovar theksoi se kanë diskutuar edhe për rikonfirmimin e objektivit të përbashkët për thellimin e marrëdhënieve Kosovë – SHBA.

“Kënaqësi ta takoj zëvendës ndihmës sekretarin Gabriel Escobar për një takim të frytshëm mbi një sërë çështjesh dhe për të rikonfirmuar objektivin tonë të përbashkët për të thelluar edhe më tepër marrëdhënien Kosovë-ShBA”, ka shkruar Dugolli./SHQIP.com