Lajme

Ambasadori i ri britanik ia nis punës në Kosovë

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves
Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

“I lumtur të mirëpres sot, Jonathan Hargreaves dhe të diskutoj me të situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon. I urova atij fat dhe sukses në rolin e tij si ambasador i ri Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë”, ka shkruar ambasadori i BE-së në X.

Hargreaves është emëruar ambasador në Republikën e Kosovës pas Nicholas Abbott. Për emërimin e tij, qeveria britanike kishte njoftuar në nëntor të vitit të kaluar.

/Shqip.com