Lajme

Ambasadori i Kosovës në SHBA zhvillon takim me Biden, bisedojnë për thellimin e mardhënieve midis Kosovës dhe SHBA-së

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Ilir Dugolli ka zhvilluar një takim me presidentin Joe Biden.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Twitter nga ana e Dugollit.

“Krenar për lidhjen unike mes dy vendeve tona. Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta. Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta” ka shkruar Dugolli.

Takimi është zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë./Shqip.com