Lajme

Ambasadori i Francës në Beograd: Normalizimi i raporteve është i mundur edhe pa kaluar vijat e kuqe

Ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Koshar tha sot se Franca dëshiron që procesi i zgjerimit të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndër të tjera, sepse është një mënyrë për të mbrojtur Evropën kolektivisht edhe më mirë.

Nuk ka kontradikta në mes të procesit të reformës në BE dhe fillimit të procesit të zgjerimit, tha Kosar dhe shtoi se të gjithë e dinë se ka pasur shumë diskutime për këtë temë sepse Franca fillimisht i ka vendosur reformat në agjendë dhe pastaj zgjerimin.

Ambasadori Koshar foli rreth bisedimeve në 30-vjetorin e Forumit të Biznesit në Kopaonik ku mori pjesë në panelin; “E ardhmja e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ku folën ambasadorët e SHBA-së dhe Gjermanisë, Christopher Hill dhe Anke Konrad, si dhe kreu i Delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuel Giofre, raporton Tanjug.

Takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë pritet të zhvillohet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

/Shqip.com