Lajme

Ambasadori Hovenier: Udhëtim produktiv dje në Mitrovicë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka qëndruar për vizitë në Mitrovicën e Veriut.

Pas vizitës në Mitrovicë të Veriut, Hovenier është shprehur se udhëtimi ishte produktiv.

“Udhëtim produktiv dje në Mitrovicë, udhëtimi im i parë komunal jashtë Prishtinës, ku u takova me kryetarë komunash, Policinë e Kosovës , media të pavarura dhe aktivistë. Ndërsa shumë fokusohen në rolin e saj të kaluar, unë besoj se Mitrovica është një nga manifestimet më të mira të së ardhmes së Kosovës’’ është shprehur Hovenier.

Ai është shprehur se do të sigurohet që Kosova të lulëzojë.

Foto nga takimi me të rinjë

‘’Frymëzues për t’u takuar me shoqërinë civile dhe aktivistë rinorë të përkushtuar për ta bërë realitet këtë aspiratë: të sigurohet që Mitrovica të bëhet një vend ku një Kosovë demokratike, multietnike mund dhe duhet të lulëzojë dhe të ofrojë për të gjithë qytetarët. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar ta shohin këtë të ndodhë’’ ka thënë Hovenier.

Ai gjatë vizitës në Mitrovicën e Veriut është takuar me zyrtarë të Listës Serbe dhe kryetarët e Komunave./Shqip.com