Ambasadori Hovenier nderon policët e Kosovës që humbën jetën gjatë detyrës

Në Ditën e Përkujtimit të Oficerëve të Paqes dhe Javën e Policisë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka nderuar policët e Kosovës të cilë kanë humbur jetën gjatë detyrës.
Në një postim në Twitter, nga kjo ambasadë kanë shkruar se Hovenier ka nderuar të gjithë policët në Kosovë, SHBA dhe në të gjithë botën që kanë humbur jetën apo janë plagosur në krye të detyrës,
“Sot ne nderojmë policët e guximshëm në Kosovë, SHBA dhe në mbarë botën që humbën jetën ose u plagosën duke mbrojtur komunitetet tona, duke garantuar sigurinë dhe sigurinë tuaj”, thuhet në postim.
Today we honor the courageous police officers in Kosovo, the U.S., and around the world who lost their lives or were injured while protecting our communities, ensuring our safety & security. #peaceofficersmemorialday #PoliceWeek2022 https://t.co/Pl7BZ9mjSH pic.twitter.com/XL6Q4Ta9dB
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 15, 2022
Sipas listës të publikuar në ueb-faqen e Policisë së Kosovës, që nga paslufta kanë rënë në detyrë 21 policë./Shqip.com