Lajme

Ambasadori Guerot: Kërcënimet ndaj liderëve politikë janë shqetësuese

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka reaguar ndaj kërcënimeve që janë raportuar ditëve të fundit në drejtim të figurave politike të opozitës.

Ai ka shkruar përmes Twitterit se këto lajme janë shqetësuese dhe se kërcënuesit duhet të hetohen, derisa ka ofruar mbështetjen e tij.

“Shqetësuese janë lajmet për kërcënimet ndaj liderëve politikë. Jam i bindur se do të hetohen. Mbështetje e plotë për Kosovën dhe demokracinë e saj të lulëzuar”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë se, para dy ditës u raportua që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të kësaj partie kanë marrë kërcënime.

Këtë e kishte konfirmuar nënkryetari i kësaj partie, Kujtim Shala. Ai kishte thënë se atentati është planifikuar për arsye politike.

/Shqip.com