Lajme

Ambasadori gjerman: Kosova po përparon më shpejt se vendet tjera të rajonit drejt BE-së

Ambasadori gjerman, Jörn Rohde
Ambasadori gjerman, Jörn Rohde

Ambasadori gjerman Jörn Rohde, është shprehur se Kosova po përparon më shpejt sesa vendet e tjera të rajonit drejt BE-së.

Këtë deklaratë ai e dha në platformën “X” teksa njoftoi se ishte pjesëmarrës i një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së.

Rohde shton se Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë.

I lumtur që isha pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së sot. Kosova po përparon më shpejt se vendet e tjera të WEB-it, por nevojitet më shumë bashkëpunim mes partive në parlament dhe komuniteteve etnike. Për më tepër, Kosova  duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, është shprehur ambasadori.

/Shqip.com