Ambasadori gjerman i nderon kosovarët që i shpëtuan hebrenjtë
Publikuar:
(23.08.2023 16:40:11)
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se i vjen mirë që është ftuar të marrë pjesë sot në inaugurimin e “Murit të nderit”.
“Më vjen mirë që isha i ftuar t’i nderojë kosovarët kurajozë që shpëtuan hebrenjt gjatë Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Rohde.
Në inaugurimin e “Murit të nderit” ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
/Shqip.com