Ambasadori gjerman flet për liberalizimin e vizave, takimi mbahet me dyer të mbyllura
Publikuar:
(12.11.2021 12:04:27)

Ka filluar mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë ku i pranishëm është ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde ku temë e diskutimit do të jetë liberalizimi i vizave.
Mbledhja e komisionit po mbahet me dyer të mbyllura, shkruan Shqip.com.
Pas përfundimit të takimit nuk dihet nëse do të ketë konferencë për medie.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që qytetarët e saj ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian./Shqip.com