Lajme

Ambasadori gjerman e mbështet Hovenierin: Zgjedhjet në veri duhet të shtyhen

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri duhet të shtyhen, pas incidenteve të fundit atje.

Rohde e ka shpërndarë postimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ai thotë se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.

Rohde ka thënë se pajtohet me këtë që ka thënë Hovenier dhe se është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme mbajtja e zgjedhjeve tani.

“Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, ka shkruar Rohde.

Kujtojmë se ditën e djeshme, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se SHBA-të mbesin të shqetësuar se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

/Shqip.com