Lajme

Ambasadori francez viziton Prekazin, thotë se nuk është koha që tensionet të rriten

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot gjatë ditës së djeshme ka qëndruar për vizitë në Prekaz ku ka vizituar kompleksin e kullave të Jasharajve.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Twitter.

“Isha dje në memorialin e Adem Jasharit dhe rreth 60 të afërmve që u vranë në vitin 1998. I prekur thellë nga solemniteti i këtij vendi dhe nga gjurmët e dhunës brutale. 25 vjet më vonë, nuk është koha për të lënë tensionet të rriten”, ka shkruar ambasadori francez.

Ambasadori francez vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për ulje të tensioneve pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

/Shqip.com