Lajme

Ambasadori francez reagon pas situatës së krijuar në veri të vendit

Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Përmes një postimi në Twitter, Guerot është shprehur se aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese

“Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese. Dialogu është rruga përpara”, ka shkruar ambasadori i shtetit të Francës në Kosovë.

Lidhur me situatën në veri të vendit ka ardhur edhe reagimi nga ambasadorët e Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zgjedhjet për komunat në veri do të mbahen më 18 dhjetor, ndërsa për dy kuvende komunale do të mbahen më 25 dhjetor.

/Shqip.com