Lajme

Ambasadori francez: Do ketë pasoja nëse nuk respektohen marrëveshjet

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për marrëveshje ne arritur në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai është shprehur se në rast se nuk respektohet marrëveshja e arritur në Ohër, do të ketë pasoja

“Ne do ndjekim me vëmendjen respektimin e këtyre marrëveshjeve. Do të ketë pasoja nëse këto marrëveshje nuk respektohen, duhet ditur se ka qenë marrëveshja me e mirë e mundshme, jemi në rrugën drejtë normalizimit dhe synimi ynë është normalizimi i plotë. Nuk do të ndalem që ta sqarojë fjalë për fjalë çështjen e termave të përdorur, nuk ka asnjë ambiguitet apo dykuptimësi sa i përket zbatimit të Asociacionit”, ka thënë Guerot në RTK.

Pala kosovare dhe ajo serbe nën ndërmjetësimin e BE-së mbajtën një takim të shtunën e kaluar në Ohër ku edhe arritën marrëveshje në mes veti por që nuk u nënshkrua nga pala serbe.

/Shqip.com