Lajme

Ambasadori Dugolli: I bashkohemi SHBA-së në zinë për humbjen e mikut të Kosovës

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli.

Ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, thotë se ndjehet i trishtuar nga vdekja e ish-senatorit amerikan, Bob Dole, njofton Shqip.com.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Dugolli thotë se Kosova i bashkohet SHBA-së për humbjen e mikut të vjetër të Kosovës.

“Shumë i trishtuar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Dole. Ne i bashkohemi Shteteve të Bashkuara që janë në zi për humbjen e një shërbyesi të shquar publik dhe një miku të vjetër të Kosovës”, ka thënë Dugolli.

“Ngushëllimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe të gjithë të dashurit e tij në pikëllimin e tyre”, është shprehur më tej ai.

Ish-senatori Bob Dole ka vdekur në moshën 98 vjeçare.

Dole vdiq në gjumë, sipas një njoftimi nga Fondacioni Elizabeth Dole, shkruan USA Today. /Shqip.com