Lajme

Ambasadori britanik në Tiranë: Kosova të tërheqë policinë dhe të themelojë Asociacionin

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith, tha se mbeten të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës duke shtuar se po bashkëpunojnë për të qetësuar gjendjen.

Ndërkaq, ai “sugjeron tërheqjen e policisë nga godinat e komunave, zgjedhje të reja dhe ngritjen e Asociacionit”.

“Aktualisht qeveria e Kosovës ka një rol vërtet të rëndësishëm; ata duhet të tërheqin forcat e policisë speciale nga godinat e komunave dhe duhet t’i krijojnë mundësinë kryetarëve të komunave të kryejnë funksionet e tyre nga vendndodhje të tjera. Gjithashtu, ne mbështesim thirrjen për zgjedhje vendore të reja dhe gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimit për ngritjen e Asociacionit të Komunave Serbe, siç është rënë dakord mes qeverive”, tha ai per ReportTV.

Ai tha se së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, Francën, Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara, ju përmendët BE-në, Italinë dhe të tjera me radhë, “ne po bashkëpunojmë për të qetësuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje”.

/Shqip.com