Lajme

Ambasadori britanik: Asociacioni është zotim, diskutabile mbetet forma dhe koha e krijimit

Nicolas Abbott - Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë
Nicolas Abbott - Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicolas Abbott përmes Twitterit ka reaguar pas takimit të mbajtur për Asociacionin nën organizimin e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Ai ka shkruar se diskutimi ishte i mirëseardhur, me pjesëmarrje të shkëlqyer dhe se i takon Kosovës që përmes dialogut të gjindet forma e krijimit të tij.

“Një diskutim i mirëseardhur sot organizuar nga ambasadori amerikan me një pjesëmarrje të shkëlqyer. Përmes dialogut, Kosova është zotuar për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe i takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e krijimit të saj”, ka shkruar ambasadori britanik, Abbott.

Tutje, ai ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të progresojnë në çështjet e pazgjidhura sepse shteti është një vend multientik dhe komunat do të mbeten multietnike.

Ne inkurajojmë Qeverinë që të bëjë progres në të dyja këto. Një organ i tillë nuk është vetëm një angazhim ndërkombëtar, por gjithashtu ofron një mundësi që serbët e Kosovës të jenë pjesë integrale e Kosovës. Kosova është një vend multietnik dhe komunat e tij do të mbeten multietnike”, ka thënë Abbott.

Kujtojmë se, sot është organizuar një takim nga Ambasada amerikane në Kosovë ku u diskutua për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në takim kanë qenë të pranishëm përfaqësues nga partitë opozitare, shoqëritë civile, ministra të dikasterëve të ndryshme si dhe shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentes, Vjosa Osmanit.

/Shqip.com