Lajme

Ambasadori britanik, Abbott: Dialogu Kosovë-Serbi ndodhet në një fazë të vështirë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott

Dialogun Kosovë-Serbi po e sheh si në fazë të vështirë, ambasadori i Britanisë  së Madhe në Kosovë, Nicolas Abbott.

Sipas Abott, as Kosova e as Serbia nuk kanë një vizion të përbashkët, qëllimin e së cilës do duhej ta arrinin përmes dialogut.

“Ndodhet në një fazë të vështirë. Në një fazë shumë të vështirë. Nuk mendoj se asnjëra palë ndan vizion të përbashkët për atë se çfarë dialogu përfaqëson”, është shprehur Abbott për Kossev, përcjell Shqip.com.

“Është shumë e qartë, Prishtina kërkon njohjen e ndërsjellë. Ata e duan mundësinë e anëtarësimit në Kombet Bashkuara. Ata duan që të njihen si shtet i pavarur”, tha ai.

Ndërsa, për Beogradin mendon se është para një sfide të madhe.

“…sepse ka shumë gjëra se çfarë Serbia do në të ardhmen. Kolegët e mi në Beograd duhet t’i japin përgjigje kësaj. Për mua, duke qenë ulur këtu, ka shumë pyetje se çfarë marrëdhënie do Serbia me Kosovën, me Bashkimin Evropian, me Mbretërinë e Bashkuar”, tha Abott./Shqip.com