Lajme

Ambasadori Berishaj i del në krahë Gërvallës

Martin Berishaj
Martin Berishaj

Ambasadori Martin Berishaj ka reaguar për raportimet e mediave rreth fjalimit të Kryediplomates Donika Gërvalla në një nga panelet e Forumit të Dubrovnikut. Gërvalla tha se BE është “tigër prej letre” që nuk mund të ofrojë siguri pa NATO-n dhe SHBA-në në Ballkan, për çka mori reagimet e Emisarëve Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak.

Këtë të fundit Gërvalla e kritikoi për mënyrën se si i ka ndërmjetësuar bisedimet Kosovë -Serbi dhe ka kërkuar ndërrimin e tij.

Ndonëse, kjo ngjarje është përcjellë direkt nga mediat e Kosovës në transmetimet e ofruara nga organizatori, Ambasadori Berisha i ka quajtur trillime raportime duke thënë se atje s’ka qenë asnjë gazetar nga Kosova e Shqipëria.

Postimi i plotë:

Trillimi i rradhës apo vegëza si këndellje!

Për ata që e kuptojnë gjuhën kroate e në veçanti për ata, të cilëve iu intereson e vërteta. Pa efekt për ata të mjaftohen me trillimet e radhës në gjuhën shqipe, te cilat i ofrohen lexuesit  rreth “perplasjes” joekzistente të ministres znj Gërvalla me z. Escobar në Forum të Dubrovnikut (ku si duket nuk ka marrë pjesë asnjë gazetar as nga Kosova e as nga Shqipëria!)

/Shqip.com