Lajme

Ambasadori amerikan uron Pavarësinë: Jemi krenar ta quajmë Kosovën mike e jona

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier

Jeff Hovenier, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e ka uruar Ditën e Pavarësisë.

Hovenier përmes një video-mesazhi ka thënë se arritjet e Kosovës për këto 14 vjet janë asgjë më pak se të jashtëzakonshme.

“ShBA-të është krenare ta quajnë Kosovë partner dhe mike e jona. Tani, ndërsa ne e festojmë këtë ditë të rëndësishme së bashku, premtimi im për ju është ky: partneriteti i palëkundur që gëzojmë midis vendeve tona – ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara – do të forcohet vetëm në vitet në vijim”, ka thënë Ambasadori Hovenier.

Ai gjithashtu ka thënë se të gjitha këto do ti arrijmë së bashku.

“Sot qëndrojmë krah Kosovës për të festuar me ju. Ju urojmë për atë që keni arritur dhe mezi presim që të vazhdojmë përkrahjen deri shfrytëzoni mundësitë që ju presin. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë”, ka thënë Hovenier në Tëitter./Shqip.com