Ambasadori amerikan uron katër xhudistët kosovarë për medaljet e fituara

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur i lumtur me rrjedhën e organizimit të Kampionatit Evropian të Xhudos në Prishtinë.
Hovenier, mes tjerash ka uruar katër xhudistët kosovarë për medaljet e fituara.
“I nderuar që isha pjesë e ceremonisë historike të hapjes së Kampionatit Evropian të Xhudos 2023 pikërisht këtu në Prishtinë. I lumtur të shoh sportistë që përfaqësojnë 26 shtete dhe urime për xhudistë kosovarë Akil Gjakova Nora Gjakova Distria Krasniqi & Dardan Cena për fitoret e tyre”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.
Honored to be part of the historic opening ceremony of the European Judo Championships Open 2023 right here in Pristina. Happy to see athletes representing 26 countries & special congrats to 🇽🇰 Judokas Akil Gjakova🥇 Nora Gjakova 🥉 Distria Krasniqi🥉 & Dardan Cena 🥉on their… pic.twitter.com/tCEQxzF0jB
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 16, 2023
/Shqip.com