Ekonomi

Ambasadori amerikan takohet me udhëheqësit e odave ekonomike të Kosovës e Serbisë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me kryetarin e Odës Ekonomike në Kosovë, Lulzim Rafuna, dhe kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh.

Hovernier ka thënë se me ta ka biseduar për mënyrat se si të përmirësohet bashkëpunimi mes bizneseve të dy vendeve.

“Diskutim i mirë me liderët e Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Serbisë për mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin mes komuniteteve të biznesit kosovar dhe serb në Kosovë dhe Serbi. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do ta rrisë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, ka shkruar Hovenier.

/Shqip.com