Lajme

Ambasadori amerikan në Kosovë ngrit flamurin e Krenarisë në rezidencën e tij

Flamuri i Krenarisë te Ambasada e Amerikës

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka vendosur flamurin e Krenarisë para objektit.

Ambasadori, Jeff Hovenier, ka thënë se në qershor shënohet muaji i krenarisë në Kosovë dhe janë paralajmëruar disa ngjarje dhe organizime.

“Këtë Muaj të Krenarisë, me krenari ngre flamurin e Krenarisë në rezidencën time. Së bashku me të gjithë anëtarët e komunitetit tonë, mezi pres të marr pjesë në ngjarjet e organizuara nga shoqëria civile në Javën e Krenarisë në mbështetje të vizionit tonë të përbashkët për të drejta të barabarta për të gjithë personat LGBTQI+”, shkroi Hovernier. 

Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, të hënën nga ora 18:00 ka filluar Java e Krenarisë, në mbështetje të komunitetit LGBT.

Brenda ekzekutivit ekziston edhe Zyra për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut si dhe Mundësi të Barabarta e Kundër Diskriminimit ku dhe do të fillojë kjo ngjarje.

Lexo edhe:
Java e Krenarisë sot nis në Kosovë

Ky organizim do të zhvillohet nën moton “Edhe n’shtet, edhe n’familje” ku ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e Kosovës.