Lajme

Ambasadori amerikan në Beograd: Formimi i Asociacionit, parakusht për vazhdimin e dialogut

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, gjatë ditës është takuar me ministrin e Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Pas takimit, Hill ka deklaruar se është domosdoshmëri e përbashkët formimi i Asociacionit, për më tepër duke e cilësuar si parakusht për vazhdimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Tutje, theksohet se në takim është biseduar edhe për aktivitetet e radhës të zyrtarëve serbë, për përmirësimin e marrdhënieve dypalëshe, shkruan Tanjug.

“Vuçeviq e njoftoi bashkëbiseduesin për aktivitetet e radhës të zyrtarëve serbë, të cilat do të jenë të orientuara drejt përmirësimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe që do të realizohen në Serbi dhe SHBA.

Në takim u theksua vizita e ardhshme e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsiloviç në Gardën Kombëtare të Ohajos në Columbus dhe në Komandën e Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së në Washington”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi.

/Shqip.com