Lajme Ballkan

Ambasadorët britanikë të Prishtinës e Beogradit vizitojnë Manastirin e Graçanicës

Dy ambasadorët britanikë të Kosovës dhe Serbisë, Nicholas Abbott dhe Edward Ferguson, kanë shkuar për vizitë në Manastirin e Graçanicës ku janë takuar me Peshkopin Teodosije.

Për këtë vizitë ka njoftuar Dioqeza e Rashkë-Prizrenit në X, duke thënë se Teodosije iu ka thënë ambasadorëve se është “situatë shqetësuese” për besimtarët e kishës serbe në Kosovë.

Ipeshkvi i Rashka-Prizrenit dje ka pritur në Manastirin e Graçanicës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, z. Nicholas Abbott dhe ambasadorin e MB-së në Beograd, z. Edward Ferguson. Ipeshkvi i informoi ambasadorët për situatën shqetësuese në të cilën jeton Kisha Ortodokse Serbe dhe besimtarët e saj në Kosovë, duke shprehur besimin se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të trajtojë çështjet e të drejtave fetare dhe të njeriut në këtë rajon dhe veçanërisht mbijetesën dhe mbrojtjen e Kishës Ortodokse Serbe, me vëmendje të veçantë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të #Ballkanit”, thuhet në njoftimin e dioqezës.

Sipas njoftimit, dy mysafirët bënë një xhiro në Manastirin e Graçanicës dhe u njohën me “historinë e tij shekullore, rëndësinë shpirtërore dhe vlerat artistike”.

/Shqip.com