Lajme

Ambasadat paralajmërojnë punonjësit e tyre që mund të ketë sulme në Kosovë

Ilustrim

Ambasadat e huaja në Kosovë kanë bërë një paralajmërim për punonjësit e tyre.

Nga raportimet që po qarkullojnë – deri në 30 nëntor ka rrezik që të ndodhin sulme të mundshme.

Ju rekomanduan pjesëtarëve të tyre që t’i shmangen  grumbullimeve dhe qendrave tregtare, pasi rrezik cilësohet të ketë.

Po ashtu, thuhet se “kërcënimi vjen nga një person i vetëm”.

Sipas emailit që ka siguruar Shqip.com – institucionet e vendit janë të informuar.

Njëkohësisht gjendja është duke u monitoruar nga institucionet kompetente.

Nuk është hera e parë që ambasadat e huaja  i kërkojnë shtetasve të tyre që të kenë kujdes.

Të premten, në Gllogjan të Deçanit një person sulmoi autobusin.

Tre persona mbetën të vdekur – dy nxënës dhe shoferi i mjetit transportues. /Shqip.com