Lajme

Ambasada gjermane ndryshon rregullat e aplikimit për vizë të punës

Flamujt e Kosovës dhe Gjermanisë

Ambasada gjermane në Kosovë ka ndryshuar rregullat e aplikimit për vizë pune.

Të interesuar për vizë pune në Gjermani do ta kenë mundësinë që nga sot deri më 17 dhjetor të aplikojnë në këtë ambasadë.

“Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga sot në orën 14:00 deri më 17 dhjetor në orën 12:00, nëpërmjet sistemit online të termineve të ambasadës të shprehin interesimin e tyre për procedurën e shortit”, thuhet në njoftim.

Procedura për pajisje me vizë pune do të bëhet me sistem të hapur për aplikim dhe se përzgjedhja e tyre do të bëhet me short.

Në njoftimin e Ambasadës të lëshuar të hënën thuhet se procedura e shortit do të mbikëqyret në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin./Shqip.com