Lajme

Ambasada gjermane ndryshon mënyrën e aplikimit për termin

Ilustrim.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se kanë ndryshuar mënyrën e aplikimit për caktim të termineve, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, Ambasada ka bërë të ditur se duke filluar nga dhjetori i vitit 2021, terminet do të jepen përmes procedurës së tërheqjes së shortit.

Sipas këtij njoftimi, kjo mënyrë do të përdoret për shkak të kërkesë së lartë për caktim të termineve dhe me qëllim që të sigurimit të mundësive të barabarta gjatë aplikimit.

“Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve me qëllim të nisjes së punësimit sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, dhe me qëllim të sigurimit të mundësive të barabarta gjatë aplikimit për një termin, duke filluar nga dhjetori 2021 këto termine do të jepen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit.

Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 14.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të termineve të ambasadës të shprehin interesimin e tyre për procedurën e shortit”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Ambasadës.

Tutje, në njoftim janë dhënë edhe disa informata të rëndësishme për të gjithë të interesuarit për aplikim.

“Informata të rëndësishme: · Regjistrimet e shumëfishta janë të pamundura, ·Ndryshimi i mëvonshëm i të dhënave të shënuara gjatë regjistrimet nuk është i mundur, ·Kalimi i terminit tek një person tjetër nuk është i lejueshëm, ·Regjistrimi më herët nuk paraqet përparësi kundrejt një regjistrimi të mëvonshëm, ·Angazhimi i palëve të treta (p.sh. agjencioneve), marrë parasysh procedurën e shortit është i pakuptimtë dhe nuk sjell asnjë përparësi, ·Ambasada nuk jep termine të veçanëta, prandaj ju lutemi të përmbaheni nga pyetjet përkatëse”, njofton tutje Ambasada./SHQIP.com