Lajme

Ambasada e Zvicrës: Gjatë vitit 2022 në Kosovë janë lëshuar 41 mijë e 733 viza

Ambasada e Zvicrës në Kosovë

Ambasada e Zvicrës, ka thënë se gjatë vitit 2022 në Kosovë janë lëshuar 41 mijë e 733 viza nga numri i përgjithshëm, dyfish më shumë se në 2021 që ishin 20.259 viza.

Vlen të theksohet se këto viza të lëshuara nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë janë të llojit: “Viza C” dhe “Viza D” të Shengenit.

“Gjatë vitit 2022 janë lëshuar 39,483 viza të kategorisë C*, ku hyjnë vizitat familjare, biznesit dhe ato turistike. Ndërsa viza të kategorisë “D”* ishin 2 mijë e 250 viza, kryesisht për bashkim familjar, viza pune dhe viza studentore”, thonë nga Ambasada e Zvicrës.

Kujtojmë se në vitin 2021 kjo ambasadë lëshoi 20 mijë e 259 viza, ndërsa në vitin 2022 kjo ambasadë lëshoi vetëm 2 mijë e 334 viza, raporton Albinfo.

/Shqip.com