Ambasada e SHBA: Vizita e Blinken në Shqipëri, historike! Takime edhe me krerët e drejtësisë
Ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetur vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke i uruar mirëseardhjen.
Nëpërmjet një postimi në “X”, teksa e ka cilësuar vizitën e Blinken në Shqipëri si historike, amabsada ka bërë me dije edhe axhendën e tij.
Krahas takimeve me Presidentin Bajram Begaj dhe Kyreministrin Edi Rama, Antorny Bllinken do të takohet dhe me krerët e Drejtësisë.
“Mirë se vjen në Shqipëri Antony Blinken!
Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve.
Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës.
Na ndiqni gjatë gjithë kësaj vizite historike”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.
/Shqip.com