Lajme

Ambasada e Italisë u shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të dy viktimave në Pejë

Ambasada e Italisë në Prishtinë u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të dy të vdekurve në Pejë, si pasojë e vërshimeve të shtunën.

Në shkrimin e tyre thuhet Peja është një qytete që ka lidhje të veçantë me Italinë dhe italianët, përcjell

“Në emër të Ambasadës u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve dhe miqve të dy personave që humbën jetën në Pejë, qytet që ka një lidhje të veçantë me Italinë dhe italianët. Lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga përmbytjet”, thuhet në njoftimin e tyre.

Qyteti i Pejës është përballur me vërshime si pasojë e reshjeve të mëdha në pasditën e së shtunës.

/Shqip.com