Sport Shqiptar

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë aranzhon ndeshje miqësore me Qeverinë e Kosovës

Jorne Rhode ka zgjedhur që të largohet pak nga politika këtë fundjavë, derisa ka treguar se ka bërë një lojë futboll me Qeverinë e Kosovës

Në një status në Twitter, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka treguar se ka luajt me ekipin që e ka formuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimit.

“Shumë futboll – jo politikë! Dje luajmë me skuadrën e Ambasadës së Gjermanisë kundër ekipit të zëvendësministrit të Kosovës @BislimiBesnik, i cili ka lozur futboll edhe gjatë kohës së tij sa ishte student në Zagrab. Ishte shumë argëtim më shumë gola. Do të përsëritët së shpejti”, ka shkruar Rhode në Twitter.

Kjo ndeshje vjen pas tensioneve të shumta në Veri të Kosovës ku komuniteti serb atje ka vendosur edhe barrikada, të cilat ju është thënë se duhet të largohen edhe nga komuniteti ndërkombëtarë.

/Shqip.com