Lajme

Ambasada Britanike e konfirmon që një anëtar i saj është aksidentuar në Malet e Sharrit

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë e ka konfirmuar se një anëntar i ambasadës së tyre është përfshirë në një aksident në Malet e Sharrit.

“Mund të konfirmojmë se një anëtar i Ambasadës Britanike është përfshirë në një aksident në Malet e Sharrit. Ata aktualisht janë në trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës kishte njoftuar për nisjen e aksionit për ta shpëtuar të aksidentuarin.

Lexo edhe:
Fillon aksioni për shpëtimin e një bjeshkatari të lënduar në Malet e Sharrit

Misioni ishte kryer më sukses dhe tani diplomati është në trajtim mjekësor.

/Shqip.com