Ambasada amerikane: Të drejtat e LGBTQI+ janë të drejta njerëzore, jo privilegje
Publikuar:
(17.05.2022 13:01:34)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka deklaruar se çdo person meriton të jetojë i sigurtë, me dinjitet dhe pa u diskriminuar.
Këtë deklaratë ambasada e bëri më 17 maj, në Ditën Ndërkombëtare kundër homofobisë, bifobisë dhe transfobisë.
“Të drejtat e komunitetit LGBTQI+ janë të drejta njerëzore, jo privilegje të veçanta. Dita Internacionale kundër homofobisë është një mundësi për të reflektuar dhe për të mbështetur komunitetin LGBTQI+”, thuhet në deklaratë./Shqip.com