Lajme

Ambasada amerikane: Partneriteti me Kosovën i fortë dhe i qëndrueshëm

Kosova dhe SHBA-të.

“Në këtë Ditë Falënderimi, ne jemi falënderues për partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”.

Kështu thuhet në postimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Të gjithë liderët pa përjashtim në Kosovë i cilësojnë SHBA-të si partnerin kryesor.

Lexo edhe:
E konfirmon Specialja: Disa nga të paraburgosurit janë infektuar me COVID

“Aleanca jonë me Amerikën është e përjetshme”, kjo vazhdon të jetë nga pjesët më të shpeshta në fjalimet e politikanëve kosovarë.

Pikërisht, kjo është  e dyanshme – e thotë edhe Amerika, madje edhe gjatë ditës së falënderimeve.

Çka është dita e falënderimeve?

Dita e Falënderimeve është një festë kombëtare që festohet në data të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Grenadë dhe Liberi.

Filloi si një ditë falënderimi dhe sakrifice për bekimin e të korrave dhe të vitit paraardhës.

Festat e festivalit me emër të ngjashëm ndodhin në Gjermani dhe Japoni. /Shqip.com