Lajme

Ambasada amerikane në Kosovë bën thirrje për vaksinim kundër COVID-19

Ambasada e Amerikës në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar kundër Coronavirusit, transmeton Shqip.com.

Përmes një postimi në Twitter, Ambasada ka theksuar se vaksinat janë e vetmja formë e mbrojtjes kudnër COVID-19.

Qendra e vaksinimit në Prishtinë.

“Vaksinat janë mbrojtja e vetme e provuar kundër COVID-19. Reduktimi i vdekjeve, shtrimeve në spital dhe simptomave të rënda. BËJENI PJESËN TUAJ. Vaksinohuni dhe inkurajoni të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në postim.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të enjten janë dhënë 10 mijë e 736 doza të vaksinës kundër Coronavirusit, duke e çuar kështu në një milion e 407 mijë e 966 numrin e dozave të dhëna gjithsej.

Lexo edhe:
Kosova shënon rritje të numrit të vaksinimeve anti-COVID’19 në krahasim me Shqipërinë

Sipas njoftimit, deri më tash 588 mijë e 481 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 me dozën e dytë./SHQIP.com