Ekonomi

Amazon do të largojë nga puna 18 mijë punëtorë, shumica nga shtetet e Evropës

Amazon planifikon të shkurtojë më shumë se 18 mijë vende pune, numri më i madh në historinë e firmës, pasi është duke luftuar për të kursyer kostot.

Gjigandi online që ka të punësuar mbi 1.5 milionë njerëz në mbarë botën, nuk e ka përmendur se në cilat shtete do të ndodhë largimi i punonjësve, por ka thënë se një shumicë e madhe do ta përfshijë Evropën.

Shumica e humbjeve të vendeve të punës do të vijnë nga dyqanet e saj duke përfshirë Amazon Fresh and Go dhe divizionin e burimeve njerëzore.

Shefi i kompanisë, Andy Jassy përmendi ekonominë e pasigurt për reduktimet e vendeve të punës, duke thënë se kjo është e pashmangshme.

“Ne nuk i marrim lehtë këto vendime ose nuk i nënvlerësojmë se sa ato mund të ndikojnë në jetën e atyre që do të preken nga largimi”, tha ai në një memo për stafin.

Punëtorët që do të largohen nga puna, pritet të njoftohen deri më 18 janar, njofton BBC.

Kjo lëvizje vjen pasi gjigandi i teknologjisë tha vitin e kaluar se do të reduktonte numrin e punonjësve, por pa përmendur shifra se sa do të jetë numri i të larguarve.

/Shqip.com