Kulturë Kino

Amasadori i Kosovës në Lisbonë për filmin “Pa Vend”: Filmi ka fituar çmime në festivalet më të rëndësishme evropiane

Filmi kosovar me regj të Samir Karahodës, “Pa Vend”, po vazhdon rrugëtimin e tij artistik në botë.

“Pa Vend”, do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit “IndieLisboa”.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Lisbonë, ka pritur në takim vetë regjisorin Karahoda.

“Samiri po qëndron në Lisbonë, ku po merr pjesë në festivalin e filmit IndieLisboa dhe sonte pritet të shfaqet premiera e filmit te tij, “Pa Vend”, i cili ka fituar çmime gjithandej festivaleve më të rëndësishme evropiane, ka shkruar Kryeziu në rrjetin social Facebook.

Filmi “Pa Vend” sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme.

Filmi “Pa vend” i zhanrit docu-fiction përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve./Shqip.com