Rozë

Alvisa Qarri e zhgënjyer: S’ i them më askujt…

Alvisa Qarri

Alvisa Qarri është duke ditur që ta mbajë famën që ka marrë.

Pavarësisht që një kohë të gjatë është larguar nga televizioni ajo ka treguar se është duke punuar shumë.

Në  “Ftesë në 5” ish-konkurrentja e “Përputhen” pohoi se gjithçka ndodhi e ka bërë njeri më të fortë, por njëkohësisht ka humbur besimin tek djemtë.

“Jam zhgënjyer shumë. Në këtë periudhë “të dua” mund t’i them vetëm babit”, tha ajo.

Alvisa tha se nuk mendon se ka qenë ndonjëherë e dashuruar verbërisht, ndryshe nuk do të lejonte të përfundonte.

Sa i përket djemve që s’ i ka aspak qejf, ajo përmendi ata të cilët flasin për veten dhe mburren gjithë kohën.

“S’ kam nevojë për asgjë, i kam të gjitha vetë”, u shpreh Qarri.

/Shqip.com