Rozë

Alvisa publikon mesazhet me Hysenin, tregon arsyen se pse nuk e ka denoncuar

Alvisa dhe Hyseni

Të shtunën në “Për’puthen Prime” është diskutuar skandali në mes të Alvisë dhe ishte dashurit të saj, Hysen Rama.

Biseda mes tyre degradoi në ofendime dhe tone të larta zëri.

Ajo u akuzuar se kishte tradhtuar me Bashkimin dhe sipas tij, këtë e bëri sa ishte në lidhje me Hysenin.

Mirëpo të gjitha këto akuza u mohuan nga Alvisa e cila  tregoi se është keqtrajtuar nga Hyseni dhe pas përfundimit të spektaklit filloi të publikonte mesazhe dhe fotografi duke treguar historinë e lidhjes së saj me Bushin.

Ajo ka thënë se Hyseni ka hyre në program vetëm se t’i hakmerret asaj.

Së fundi ajo ka postuar disa imazhe nga bisedat e mëparshme me ish-partnerin, Hysenin.

Në fotot e postuara Alvisa i shkruan atij se ai e ka tradhtuar atë, sharë, mashtruar dhe i ka bërtitur asaj të kohën.

Në fotot e postuara nga ish-konkurrentja mund të shihet se Alvisa ka dashur ta denoncojë Hysenin tash e disa muaj për keqtrajtim, por që ngurroi për hir të prindërve të saj.

Të gjitha këto biseda tashmë kanë bërë bujë në rrjet, ku një pjesë e madhe janë në përkrahje të konkurrentes.

Në anën tjetër, Alvisa ka vendosur që të rikthehet në program dhe të vazhdojë njohjen me Bashkimin./SHQIP.com